Ekspertja gjermane: Vendet e Ballkanit Perëndimor s’janë të përgatitura për të hyrë në BE

20 Korrik 2021 | 18:53

Procesi i integrimit drejt Bashkimit Evropian i Ballkanit Perëndimor ka stopuar, përtej vullnetit të palëve dhe liderët e rajonit fajësojnë problemet e brendshme të vendeve anëtare të BE-së.

Por, ekspertja e politikës gjermane për Ballkanin Perëndimor, Adelheid Feilcke shprehet në emisionin “Balkan Talks” se përgjegjësia kryesore qëndron te mos përmbushja e detyrimeve nga vendet kandidate.

“Nëse do ishte arritur më shumë në njohjen reciproke, në përmirësimin e aspektit të korrupsionit, në përmirësimin e të drejtave të njeriut dhe në aspektin e lirisë së shtypit do ishte më i lehtë integrimi në Bashkimin Evropian”, tha znj. Feilcke.

Ajo thekson se përderisa vendet e Ballkanit Përëndimor nuk kanë rregulluar marrëdhëniet me njëri–tjetrin, s’janë të përgatitura për t’u anëtarësuar në BE.

Znj. Feilcke ndalet te fakti që Kosova edhe pse ka përmbushur të gjitha kushtet nuk ka arritur ende liberalizimin e vizave dhe kjo sipas saj është një problem i rëndë. Për të Kosova mbetet peng i principit të unanimitetit që ka Bashkimi Evropian, ku vota e çdo shteti vendos për liberalizimin e vizave me Kosovën.

“Ky patjetër është një problem i rëndë dhe Gjermania është shprehur qartë për liberalizimin e vizave për Kosovën.  Por për fat të keq BE funksionon nëpërmjet procesit të unanimitetit dhe duhet që të gjitha shtetet të votojnë në favor të këtij procesi,” tha drejtorja e programeve për Evropën në DW.

Znj. Feilcke u shpreh optimiste në zgjidhjen e problemit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut përmes bisedimeve që do zhvillojë Brukseli me Bullgarinë.

“Unë jam e bindur që ka shumë biseda, konsultime bilaterale dhe përpjekje të mëdha në strukturat e BE -së, për ta bindur Bullgarinë të kapërcej problemin me RMV-në”,- theksoi ajo.

Ndërsa minishengeni ballkanik, për znj. Feilcke merr vlerë nëse të gjitha vendet e Ballkanit Përëndimor janë anëtare më të drejta e kompetenca të plotë brenda saj.

“Është një proces pozitiv nëse vendet e Ballkanit Përëndimor merren vesh për bashkëpunimi me të ngushtë, por nuk është mirë që Bosnjë Hercegovina e Kosova nuk janë pjesë e tij. Nëse shtetet që janë pjesë e procesit integrojnë dhe këto dy shtete, atëherë kjo iniciativë mund të sjellë aspekte pozitive në favor të integrimit në BE,” përfundoi znj. Feilcke.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026