English

Ekspertja: Gratë që kanë 15 vite në fasoneri nuk i lënë burrat në punë tjetër

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kompanitë fasone po mbyllin aktivitetin në vend. Humbjet e vazhdueshme po i detyrojnë të zhvendosen në vende të tjera, ndërsa lënë pas qindra punonjës në asistencë.

- Advertisement -

Kriza e zgjatur që buroi nga zhvlerësimi i euros, po detyron kompanitë fasone në vend të marrin vendime drastike.

Kumrie Zika eksperte punësimi tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se mbyllja e fasonerive po penalizon më shumë gratë.

Zika u shpreh se gratë që kanë punuar për një kohë të gjatë në fasoneri e kanë të vështirë të punësohen në një vend tjetër, edhe për shkak të mentalitetit të bashkëshortëve të tyre.

“Fasoneritë duhet të marrin parasysh që teknologjia ka bërë të vetën dhe ato duhet të ecin me kohën, t’ju shkojnë punëtorëve edhe në shtpi, të punojnë nga shtëpia për të reduktuar kostot, mund të jetë një zgjidhje për këto gra që të mos dalin nga tregu i punës. Kjo kategori është formuar në atë industri, kanë eksperiencë prej 15 vjetësh dhe mund të mbeten pa punë se është faktori moshë e shumë të tjera. Jam e bindur që bashkëshorti i saj s’e lejon një grua që del nga fasoneria të shkojë në Sarandë, në Vlorë të punojë sanitare, s’e pranon qoftë mentaliteti apo kultura. Pjesa më e madhe janë gra me probleme të mëdha sociale”, tha ajo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×