Ekspertja Sina: Nxënësi në klasën e parë duhet të shkruajë me laps dhe letër
Ekspertja Irida Sina është shprehur se nxënësi kur të futet në klasë të parë duhet të shkruaj me laps dhe letër.
Këtë e tha në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ndërsa u diskutua për futjen e teknologjisë në shkolla.
Ajo theksoi se teknologjia është një minutazh i shkurtër që nuk ndihmon në sistemimin e njohurive
“Kur nxënësi vjen për herë të parë në shkollë, ka shumë nevojë që të jetë në kontakt të vazhdueshëm me letrën dhe lapsin. Ne duhet të kuptojmë se deri në çfarë niveli duhet të përdoret mjeti. Ne na duhet një miks. Nuk mund të jemi asnjëherë perfekt vetëm me një mënyrë. Nesër pasnesër dhe kur të dalim në punë duhet të përshtatemi me disa stile pune, nuk kemi vetëm një stil pune. Dhe brezi që janë sot, do e përdor teknologjinë më mirë se sa ne por duhet të dijë të shkruajë. Ne duhet t’i mësojmë nxënësit, të ketë një botëkuptim, nxënësi të kthehet në atë që ka mësuar më parë. Teknologjia është një minutazh i shkurtër që nuk ndihmon në sistemimin e njohurive dhe kjo nuk qëndron afat gjatë në mendjen e tyre”-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 17:34 Humbje të mëdha në luftë dhe mungesë ushtarësh, Rusia po rekruton me forcë burra për të luftuar në Ukrainë
- 17:31 Qeveria franceze do të përballet me votë mosbesimi, shkak mënyra sesi përballoi valën e të nxehtit
- 17:26 Aeroportet evropiane në alarm, sistemi EES sjell vonesa dhe radhë të gjata
- 17:26 Firma e Bitcoin-it e promovuar nga Nigel Farage humb 15% të vlerës së aseteve
- 17:18 Hajime Moriyasu: Më duhet kohë për të vendosur për të ardhmen time si trajner i Japonisë
- 17:06 Lumasi me prodhim të bollshëm pjeshke, fermerët ankohen për çmimin e ulët të shitjes