Ekspertja Nunaj: Vetëm arnime në skemën e pensioneve, ndërhyrje për të ardhmen
Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj-Kortoçi u shpreh se deri më tani janë bërë armine në skemën e pensioneve dhe jo një ndërhyrje e plotë.
“Kemi të njëjtën skemë që nga ’93 dhe deri më sot. Nuk është një skemë ku janë futur elementë të rinj. Tek reforma e fundit e pensioneve është një ndërhyrje ku janë bërë vetëm arnime”, u shpreh ajo.
Ajo nënvizoi se duhet të ndërhyhet për të ndryshuar skemën e pensioneve për të ardhmen, pasi shohim edhe një ulje të kontribuuesve dhe një rritje të numrit të pensionistëve.
“Kemi problemin e uljes së kontribuuesve, shkak emigracioni dhe ata që janë të padeklaruar. Nëse ne sot duhet të mendojmë për të ardhmen është koha që t’i japim një zgjidhje”, u shpreh ajo.
Ndërsa eksperti i sigurimeve shoqërore Kujtim Hoxha tha se 10% e popullsisë që del në pension janë tejkalojnë shumën maksimale të vendosur për pensionin.
“Nuk ka një përmirësim të krijuar në gropën e të ardhurave dhe shpenzimet. Rreth 10% e popullsisë që del në pension janë sipër tavanit të vendosur të pensionit. Kjo ka bërë që ato të ardhura që grumbullohen nga skema të tjera shkojnë për këtë kategori”, tha ai
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës