Eksplorim me biçikletë në Gjirokastër, turistët shijojnë natyrën përmes dy rrotave
Turet dhe itineraret me biçikleta po preferohen gjithmonë e më shumë nga turistët të cilët vizitojnë rajonin e Gjirokastrës.
Individualisht, me grupe shoqërore apo familje, turistët nga vende të ndryshme përshkojnë me biçikleta qytetin e gurtë dhe rrethinat.
Matju Hasler është një prej turistëve që së bashku me familjen ka udhëtuar me biçikletë nga Gjermania drejt vendit tonë.
“Kemi udhëtuar rregullisht tre muajt e fundit, e kemi nisur në Slloveni, për të vazhduar me Kroacinë, Mallin e Zi dhe tani jemi në Shqipëri, mendoj se këto lloj turesh me biçikleta në pranverë janë mjaft të mira dhe me kosto të ulët ekonomike, mendoj që ditët e para të verës ti përshkojmë sërish për tu kthyer në Gjermani”, tha Hasler për Euronews Albania.
Turisti gjerman me biçikletë vlerëson bukuritë që ofron Shqipëria dhe pritshmëritë nga udhëtimi në zona të ndryshme të Jugut.
“Dëshirojmë të vizitojmë Shqipërinë dhe këtë qytet sepse vendi juaj po njeh ngritje në turizëm, gjithashtu dëshirojmë të mësojmë për Shqipërinë, kemi pritshmëri për t’ja kaluar mirë këtu”, tha Hasler më tej.
Gjirokastra për turistin gjerman ngelet një qytet plot vlerat ndërtimore dhe tradita të veçanta
“Krahas biçikletave pjesën më të madhe të udhëtimit ne e kemi realizuar me kamper, jemi vendosur në rrethinat e qytetit dhe gjatë xhirove me biçikletë po shijojmë bukuritë e veçanta natyrore dhe historike të Gjirokastrës si dhe gjërat e tjera që dëshirojmë të shikojmë”, përfundoi Hasler.
LEXONI GJITHASHTU:
Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërime të reja në disa qarqe
GJKKO shpall të pafajshme kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi
Një grup protestuesish mblidhen jashtë ambienteve të SPAK-ut, dorëzojnë “librin” ‘The Albanian Files’
- 11:28 Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërime të reja në disa qarqe
- 11:13 Louis J. Crishock emërohet Përfaqësues i Lartë në Detyrë për Bosnjë dhe Hercegovinën
- 10:56 Në Paris prezantohet vizioni i Kosovës për Lojërat Mesdhetare 2030
- 10:54 GJKKO shpall të pafajshme kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi
- 10:53 Inteligjenca gjermane: Irani po spiunon aktivistët opozitarë
- 10:41 Një grup protestuesish mblidhen jashtë ambienteve të SPAK-ut, dorëzojnë “librin” ‘The Albanian Files’