Eksplozivi ndodhi në banesën e nënës së Gentjan Zotos, të dënuarit me 35 vite burg

30 Nëntor 2025 | 09:15

Detaje të reja janë zbardhur pas ngjarjes së djeshme, ku një 63-vjeçareje iu vendos një sasi eksplozivi në derën e banesës.

Sipas specialistëve për Hetimin e Krimeve në Policinë Vlorë lënda plasesë ka shpërthyer në portën e banesës së 63-vjeçares Bakie Zoto, nëna e Gentjan Zotos.

Ky i fundit është dënuar 35 vite burg nga Gjykata e Apelit për përfshirje në atentatin e ndodhur kundër Inez Hajrullës më 10 maj 2019, në bashkëpunim me disa persona të tjerë.

Gentian Zoto është dënuar me 35 vite burg nga Gjykata e Apelit, si pjesë e grupit që kryen atentatin kundër Inez Hajrullës me 10 maj 2019 në Vlorë. Së bashku me Zoton për të njëjtën ngjarje, të dënuar janë dhe Daut Elmazi, Igli Memaj, Serxho Ademi dhe Albano Goxhaj.

Në momentin e atentatit, Hajrulla ka qenë në shoqërinë e Ervis Matodashaj, në një lokal në qytet. Në një moment disa persona kanë qëlluar në drejtim të tij me qëllim për ta vrarë.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes ka rezultuar se në shesh  janë gjetur dy gëzhoja dhe një fishek i pa goditur. Si pasojë e këtyre të shtënave është plagosur rastësisht Dajko Canodemaj, i cili ka qenë duke pirë kafe.

Nga këqyrja e kamerave nga vendi i ngjarjes, evidentohet se mjeti “Land Rover”, afrohet dhe lëviz në shëtitoren e njohur “Lungomare” dhe në momentin që i afrohet lokalit , ndalon dhe nga dera e pasme e mjetit zbret një person.

Pikërisht në këtë moment gjashtë persona që ishin ulur në tavolina ngrihen dhe ikin me vrap. Filmimet kanë nxjerrë Inez Hajrulla, i cili shfaqet duke qëlluar me armë në drejtim të mjetit “Land Rover”, ku më pas armën ia merr nga dora, Ervis Matodashaj, i cili ikën në drejtim nga ikën dhe automjeti i agresorëve.

Në ikje e sipër autorët e këtij krimi që ndodheshin brenda një automjeti tip “Land Rover” me ngjyrë jeshile dhe që në kokë mbanin maska, janë përplasur me dy automjete të rastit në afërsi të bashkisë Vlorë, dhe më pas kanë ikur në drejtim të fshatit Babicë. Policia u është vënë në ndjekje këtij automjeti dhe në afërsi të fshatrave Babicë e Vogël, dhe Çeprat, ky automjet është gjendur i djegur. Brenda në automjet ndodheshin dy automatikë të djegur plotësisht dhe një dorezë plastike e djegur pjesërisht.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sot gjyqi i Veliaj në GJKKO, kryebashkiaku pritet të mos jetë i pranishëm! Refuzon kafazin e qelqë, prokurori: Nuk ka trajtim poshtërues

Në orën 10:00, në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zhvillohet seanca e radhës e gjyqit në themel ndaj Erion Veliaj. Edhe...
08:31 | 07/07/2026

Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në ditën e 37-të të protestës në Tiranë, duke publikuar në rrjetet sociale një kolazh me dy fotografi që pasqyrojnë...
22:51 | 06/07/2026

Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestat e mbajtura në Tiranë, duke ironizuar pjesëmarrësit përmes një postimi në...
20:42 | 06/07/2026