Ekspozitë nga Iraku në Elbasan, artistja irakiane sjell në kala 30 piktura
Ekspozita “Introspektivë” e artistes bashkëkohore Lina Ogaily nga Iraku, e hijeshoi edhe me shumë kalanë e Elbasanit dhe muret e saj.
Ekspozita e artistes irankiane u hap si pjesë e veçantë e festivalit ndërkomnbëtar në teatrin ‘Skampa’. Për Euronews Albania, ajo tregon se në këtë ekspozitë ka sjellë 30 piktura të saj dhe se është hera e parë që viziton Elbasanin.
” Sot kam sjellë 30 pikturat e mia në këtë ekspozitë, janë nga temat e mia kryesore. Tema e parë janë figurat, portretet dhe pastaj kemi temën me zogjtë. Dhe e treta që është edhe shumë afër zemrës sime është kaligrafia”, Lina Ogaily, piktore nga Iraku.
Artistja e artit pamor tregon mesazhet që do të përcjellë me krijimet e saj.
“Mesazhet e ekspozitës janë të hedhim një hap pas nga jeta, të fokusohemi në botën e brendshme, të largojmë veten tonë nga shpërqendrimet e përditshme. Ka shumë për të mësuar nga jeta por ne duhet ti japim kohë vetes sonë”, Lina Ogaily, piktore nga Iraku.
Piktori elbasanas Sadik Kasa e vlerësoi shumë ekspozitën me piktura.
“Janë tablo dinjitoze, që përfaqësojnë mirë një artiste profesioniste. E përgëzoj Linën për punën dinjitoze dhe të gjithë pjesëmarrjen në këtë festival”,-tha piktori, Sadik Kasa.
Lina ështe thellesisht e angazhuar me trashëgiminë kulturore të vendit të saj dhe e përdor artin si një mjet për të krijuar ura dhe lidhur komunitetet në Shqipëri dhe në Ballkan. Ekspozitat e saj personale shërbejnë si një platformë për dialog dhe lidhje, duke nxjerrë në pah përvojat dhe vlerat e përbashkëta në një rajon të pasur me histori dhe diversitet.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim
Berisha: 4 milionë eurot për Kanye West janë dhënë në mënyrë antikushtetuese
Kanye West mbërrin në Tiranë, pritet me brohorima nga fansat (VIDEO)
- 18:24 Era përmbys varkën me 32 turistë, 15 viktima në Vietnam (VIDEO)
- 18:18 Temperaturat e larta rrisin rastet e pickimeve, 35 raste në javë në spitalin e Belshit
- 17:59 Delegacionet e SHBA dhe Libanit takim për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes kornizë me Izraelin
- 17:52 FIFA në hapat e Super Bowl, zbulohen yjet që do të performojnë në finalen e Kupës së Botës
- 17:42 Përmbytjet në Misuri, 200 persona të një kampi veror transportohen me helikopter në vende të sigurta
- 17:28 Apple padit OpenAI: Fitoi akses në të dhëna konfidenciale përmes punësimit të ish-punonjësve