Çelet ekspozita e 85 artistëve të shek.XX, mes tyre dhe piktura e kryeministrit Rama

29 Korrik 2024 | 18:02

Një ekspozitë me 85 artistë të shek. XX është hapur në Universitetin e Arteve nga Galeria Kombëtare.

Emra të njohur, artistë të dënuar që shenjuan historinë e artit dhe lëvrues që kanë arritur të bëjnë vend në ekspozitën e titulluar ”Reflektim mbi pasqyrimin vibrues të artit shqiptar në shekullin XX”.

 “Jemi munduar të zgjedhim punë që nuk janë ekspozuar, apo janë ekspozuar pak dhe punë që kishin kohë pa u restauruar”, tha drejtuesi i projektit, Olsi Laska.

Ekspozitës që synon të pasqyrojë psikologjinë shqiptare në artet pamore nuk i mungon një vepër e hershme e kryeministrit (Pikëllimi i netëve kosovare, 1989), ndonëse ka artistë të njohur, si Lin Delija, që nuk është pjesë e ekspozitës.

Kuratorja Suzana Varvarica në fjalën e saj pati një sqarim për këtë.

 “Do keni përshtypjet tuaja pse nuk janë disa emra. Nëse do të kishit ndjekur ekspozitat që kemi bërë në jug, do të shihnit që janë ekspozuar 150 artistë të njohur. Shumë pikëpytje duhet të bien poshtë, në këtë ekspozitë, janë artistët e Tiranës, Durrësit, Shijakut dhe Krujës”, tha ajo.

Emra, kohë, rryma, qasje, forma, tema e stile bashkohen në një ekspozitë, që mes synimeve ka pasur shmangien e propagandës.

Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri me 15 gusht.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. I. Nënkryetarë...
07:47 | 16/07/2026

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, viktima është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026