Ekspresi dhe tavolina ku ishin të rinjtë, pamjet nga lokali i vrasjes së dyfishtë

22 Tetor 2025 | 13:59

Këto janë pamjet brenda lokalit ku ndodhi përplasja që përfundoi tragjikisht me vrasjen e dy të rinjve, përkatësisht Aranit Kurti 23 vjeç dhe Flori Paluça 33 vjeç nga Manza e Durrësit.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga Euronews Albania, duket ekspresi dhe tavolina ku ishin të ulur të rinjtë.

Rreth orës 01:45 të së mërkurës, dy të rinjtë Daniel Pepa dhe Aranit Kurti u futën brenda ambienteve të këtij lokali dhe Pepa kërkoi një kafe kamarierit, i cili i tha se nuk shërbenin, pasi ekspresi ishte fikur.

Dyshohet se 21-vjeçari Pepa i kërkoi kamarierit, me ton fyes, që ta ndizte dhe të bënte kafen.

Në lokal ndodhej edhe Flori Paluçi, i cili i kërkoi Pepës të mos e ofendonte kamarierin e lokalit.

Pas sherrit verbal, ka qenë Paluçi ai që ka qëlluar mikun e Pepës, Aranit Kurtin, ndërsa Daniel Pepa ka reaguar duke vrarë Palucin.

Burimet thonë se nga pamjet e kamerave të sigurisë duket që Aranit Kurti ka dalë jashtë me Flori Paluçin, ku Araniti e ka goditur me grusht Paluçin.

Ky i fundit ka nxjerrë armën, e cila duket se është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme, ku plumbi e ka kapur në shpatull Aranit Kurtin.

Menjëherë ka dalë jashtë Daniel Pepa, i cili ka parë shokun Aranitin të shtrirë dhe për këtë Pepa e ka qëlluar Flori Paluçin me një armë, duke e lënë të vdekur.

Nuk është saktësuar nëse Pepa ka qëlluar me armën e tij apo nëse ia ka marrë Paluçit në konflikt e sipër ndërsa është shpallur në kërkim nga policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026