Ekstradohen në Itali tre shtetas shqiptarë të akuzuar për trafik droge
29 Maj 2025 |
14:00
Tre shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Shqipëria drejt Italisë, në kuadër të një bashkëpunimi operacional ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ekstradimi është kryer për llogari të autoriteteve italiane dhe përfshin shtetasit:
- Albert Koni, 51 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Torinos në vitin 2025 me rreth 4 vjet e gjysmë burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ai akuzohet se në vitin 2017 ka shitur kokainë në ambiente publike në zonat Arona dhe Novara.
- R. A., 21 vjeç, ndaj të cilit Gjykata e Milanos në vitin 2024 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizate kriminale. Sipas autoriteteve italiane, ai është përfshirë në një rrjet që ka trafikuar sasi të mëdha droge në Milano gjatë viteve 2022-2024.
- A. F., 39 vjeç, për të cilin Gjykata e Gjenovas ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” në kuadër të hetimeve të operacionit “COOK 2020” të Policisë italiane. Ai akuzohet për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje, në kuadrin e një organizate kriminale.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
VIDEO/ Momentet kur policët me rroba plazhi arrestojnë në Drimadhë Granit Pepnikën e call center-ave
Këto janë pamjet kur kapet “bosi” i call center-ave Granit Pepnika në Drimadhë, gjatë një operacioni të Policisë së Vlorës, ku efektivët e veshur me...
Stuhi në Elbasan, shiu dhe breshëri shkaktojnë vështirësi në qarkullim (VIDEO)
Një stuhi e fortë ka goditur pasditen e kësaj të premteje qarkun e Elbasanit, duke sjellë reshje intensive shiu, breshër dhe erëra të forta, të...
Në kërkim ndërkombëtar në kuadër të dosjes së Call Centerave, arrestohet në Dhërmi Granit Pepnika
Sipas burimeve nga Policia e qarkut Vlorë sapo është arrestuar në Dhërmi Granit Pepnika. Pepnika ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të dosjes së...
- 17:25 55 milionë euro, Bayern Munich nënshkruan me mbrojtësin e Eintracht Frankfurt Nathaniel Brown
- 17:18 Partia Demokratike ankimon në Kushtetuese rrëzimin e komisioneve hetimore për AKSHI-n dhe rrugët
- 17:12 Serbia arreston në kufi 73-vjeçarin nga Kosova për krime lufte, familjarët hedhin poshtë akuzat
- 17:06 VIDEO/ Momentet kur policët me rroba plazhi arrestojnë në Drimadhë Granit Pepnikën e call center-ave
- 17:01 Korrupsioni në Ukrainë prek familjen e Zelensky-t, prindërve të tij u zbulohen 11 milionë dollarë, ata flasin për ‘dhurata’
- 16:54 Prokuroria Speciale ngre aktakuza ndaj 6 ish-gardianëve serbë për krime lufte kundër shqiptarëve