I shpallur non grata në Shqipëri, Karathanos në krye të protestës për Belerin

23 Maj 2023 | 19:16

Një prej personave që ishte në krye të protestës së zhvilluar të martën para ambasadës shqiptare në Athinë në mbështetje të Fredi Belerit, ishte dhe Babis Karathanos.

Karathanos është i shpallur non grata në Shqipëri për thirrje antishqiptare. Ai u ndalua të hynte në Shqipëri në 2019, për ceremoninë përkujtimore në 1 vjetorin e vdekjes së Kostandin Kacifas.

Karathanos ishte pjesë e listës së kandidatëve për deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare në Greqi. I kandiduar nga partia Demokracia e Re, e kryeministrit Mitsotakis, Karathanos nuk mundi të ishte pjesë e listës fituese dhe të merrte mandantin.

Në deklarimet publike përpara zgjedhjeve ai u shpreh se shpresonte të fitonte për të mbrojtur interesat e shtetit grek dhe minoritetit grek në Shqipëri e jo vetëm.

Kujtojmë se në legjislaturat e mëparshme Babis-Harallambos Karathanos ka qenë deputet i partisë Demokracia e Re, dhe partisë LAOS.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026