“El Clasico” me vlerë trofeu: Barcelona kalon në finalen e Kupës, e pret Reali

3 Prill 2025 | 10:18

Barcelona ka mposhtur minimalisht Atletikon në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit në Spanjë, duke siguruar biletën për finalen e madhe, aty ku do të përballet me Realin e Madridit.

Një gol i Ferran Torres i ka mjaftuar Barcelonës për të siguruar një vend në finalen e madhe të Kupës së Mbretit në Spanjë, aty ku e presin “Los Blancos”. Në Wanda Metropolitano pritej një duel edhe më i vështirë për blaugranët, por këta të fundit nuk e lejuan Simeonen dhe skuadrën e tij të bënte lojën karakteristike me duele të ashpra e mbrojtje të ngjeshur.

Vendësit u treguan të ashpër që në nisje, ndërsa shpresonin për një gol të shpejtë, e më pas të mbronin rezultatin, por kjo gjë nuk ndodhi. Një pasim fenomenal nga Yamal gjeti të lirë sulmuesin Torres, i cili mposhti portierin në ballafaqimin e parë me të, duke zhbllokuar kështu rezultatin. 45 minutat e para prodhuan vetëm një gol, por edhe 6 kartonë të verdhë, 5 për “Los Colchoneros” dhe 1 për miqtë nga Barcelona.

Në fraksionin tjetër, Simeone e nisi me ndryshime për t’i dhënë frymë sulmit, e një prej tyre ishte sulmuesi Sorloth, i cili rrezikoi jo pak herë portën kundërshtare, por i mungoi saktësia. Shifrat mbetën të pandryshuara deri në fund, me disa raste të shpërdoruara, por të drejtën për të kaluar në finale e ka Barcelona. Aty e pret Reali i Madridit në një duel edhe më spektakolar, një klasike e futbollit spanjoll.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qytetarët marshim në rrugët e Tiranës, protestë para komisariatit nr. 3: Lironi çunat (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të enjte ka nisur marshimi i qytetarëve. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e tyre...
21:59 | 02/07/2026

Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë

Gazetari Klevin Muka këtë të enjte ka lexuar një komunikatë në emër të grupit koordinues të protestës ku ka deklaruar se protesta e sotme para Parlamentit...
20:45 | 02/07/2026

Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar katër punonjës të Policisë së Shtetit në Shkodër, të dyshuar për “shpërdorim detyre”, në lidhje me largimin e...
19:50 | 02/07/2026