Elbasan: Dy procedime penale për shkelje të procesit zgjedhor, SPAK e BKH në aksion

11 Maj 2025 | 11:27

Prokuroria e Elbasanit ka regjistruar dy procedime penale lidhur me shkelje të supozuara gjatë procesit të votimit në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Sipas burimeve zyrtare, një nga procedimet ka të bëjë me një rast të fotografimit të votës në një qendër votimi në qytetin e Elbasanit, ndërsa procedimi i dytë lidhet me një ngjarje të ndodhur në zonën e Bradasheshit, ku dyshohet se një shtetas ka votuar në vend të një anëtari tjetër të familjes.

Paralelisht me këto zhvillime, prokurorë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit janë parë duke hyrë në ambientet e Prokurorisë së Elbasanit.

Deri në këto momente, nuk ka informacion zyrtar mbi arsyet e kësaj vizite apo nëse ajo lidhet me hetimet për shkeljet e evidentuara në procesin zgjedhor.

Hetimet janë në vijim dhe pritet që institucionet përkatëse të japin më shumë detaje në orët në vijim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan

Një konflikt për motive të dobëta në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan ka përfunduar me plagosjen e një 59-vjeçari me mjet prerës....
15:22 | 17/07/2026

Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)

Një vatër zjarri është regjistruar këtë premte në fshatin Mifolit të Vlorës. Mësohet se, flakët kanë përfshirë barishte, pemë, duke u përhapur me shpejtësi në...
14:41 | 17/07/2026

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026