Elbasan/ Shpërdoruan detyrën, AMP pezullon tre punonjës policie

16 Qershor 2025 | 14:39

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë), ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë për pezullimin e tre punonjësve të Komisariatit të Policisë Elbasan, të cilët dyshohen për shpërdorim detyre.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Elbasanit dhe ka caktuar masën e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj tre punonjësve të policisë, për “Shpërdorim detyre”.

Punonjësit e pezulluar më konkretisht janë:

  • Nënkomisar A. ZH., 35 vjeç, Specialist për Rendin në Komisariatin e Policisë Elbasan;

  • Inspektor P. B., 54 vjeç, Ndihmës Specialist Informacioni në Komisariatin e Policisë Elbasan;

  • Inspektor J. GJ., 60 vjeç, Ndihmës Specialist për ruajtjen e dhomave të sigurisë në Komisariatin e Policisë Elbasan.

Hetimet për këtë rast lidhen me një ngjarje të ndodhur më 3 qershor 2025, kur këta punonjës nuk morën masat e nevojshme për trajtimin dhe sigurimin e personave të ndaluar/shoqëruar në ambientet e policisë.

Si pasojë e mosveprimit të tyre, një shtetas i arrestuar , B. Z., ka arritur të arratiset nga dhomat e sigurisë,  i dyshuar për një vepër penale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan

Një konflikt për motive të dobëta në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan ka përfunduar me plagosjen e një 59-vjeçari me mjet prerës....
15:22 | 17/07/2026

Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)

Një vatër zjarri është regjistruar këtë premte në fshatin Mifolit të Vlorës. Mësohet se, flakët kanë përfshirë barishte, pemë, duke u përhapur me shpejtësi në...
14:41 | 17/07/2026

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026