Elbasani promovon trashëgiminë kulturore përmes punimeve artizanale gjatë Ditës së Verës

14 Mars 2026 | 17:44

Festimet e Ditës së Verës në Elbasan nuk sjellin vetëm muzikë dhe aktivitete festive, por edhe një hapësirë të veçantë për promovimin e punimeve artizanale, të cilat janë pjesë e rëndësishme e traditës së 14 marsit.

Përgjatë bulevardit “Aqif Pasha”, prej ditësh janë vendosur shtëpiza prej druri ku artizanët kanë ekspozuar punimet e realizuara me dorë. Punime të ndryshme tradicionale, suvenire dhe produkte të krijuara me mjeshtëri nga artizanët vendas janë parë nga afër nga qytetarë dhe turistë, të cilët kanë shfrytëzuar rastin për të njohur më mirë këtë pjesë të trashëgimisë kulturore.

Artizanet shprehen se Panairet e Ditës së Verës i ndihmojnë shumë, pasi kanë mundësi të reklamojmë punët e tyre, të shesim diçka dhe të mbajmë kontakte me artizanë të ndryshëm.

“Na ndihmojnë shumë, por duhet të jenë edhe më të shpeshta, jo vetëm një herë në vit. Nga kush preferohen më shumë këto qilima? Preferohen më shumë nga të huajt, por edhe nga bashkëatdhetarët tanë që jetojnë jashtë vendit. Sidomos shtetasit e Kosovës janë shumë nostalgjikë.”

“Është hera e parë që marrim pjesë në panair me shtëpiza druri dhe kjo na krijon atë idenë të traditës, duke filluar nga elementet e zbukurimit deri tek produktet që ne reklamojmë. Na ndihmon shumë sepse, duke reklamuar produktet, promovojmë edhe artizanët, pasi grupi ynë sa vjen edhe shtohet”.

Për artizanët, pjesëmarrja në këtë panair është një mundësi e mirë për të prezantuar punën e tyre dhe për të mbajtur gjallë traditën e punimeve me dorë, e cila trashëgohet brez pas brezi.

“Është viti i katërt që marrim pjesë në këtë panair. Është shumë frytdhënës për ne, sepse ekspozojmë produktet tona dhe bëjmë edhe shitjet e tyre”.

“Na shërben shumë sepse vijnë njerëz të huaj nga jashtë vendit dhe preferojnë të blejnë ndonjë gjë nga punimet tona artizanale. Unë kam 30 vjet që punoj qilima dhe këtë zanat e kam trashëguar nga vjehrra ime”.

Stendat me punime artizanale janë kthyer tashmë në një nga ndalesat më të frekuentuara gjatë festimeve të Ditës së Verës në Elbasan, duke i dhënë kësaj feste jo vetëm atmosferë festive, por edhe një dimension kulturor e tradicional.

Në këtë mënyrë, krahas festës dhe koncerteve, qyteti ruan dhe promovon një tjetër element të rëndësishëm të identitetit të tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026