Elda Laro në skenë pas 30 vitesh, koncerti “Ndërmendje” emocionon publikun

30 Dhjetor 2022 | 18:14

Teatri “Migjeni” mirëpriti koncertin e fundvitit “Ndërmendje” nën tingujt e Orkestrës Simfonike të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Në skenën e ketij teatri u ngjit pas 30 vjetësh, dirigjentja dhe pianistja Elda Laro, e cila përformoi për publikun e qytetit të saj të lindjes.

Bashkë me të ishin solistët Ana Bushgjokaj dhe Izabel Eve Poro.

Rikthimi pas 30 vitesh në qytetin e Shkodrës për dirigjenten dhe pianisten Elda Laro ishte emocionues.

Manjola Lloja e cila prezantoi këtë vit koncertin “Ndërmendje 2022” tha se për Orkestrën Simfonike të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit nuk ka një shtëpi më të mirë se teatri “Migjeni”..

Emocione për publikun dhuruan edhe solistët Denis Skura dhe Ana Naqe. Interpretimi i tyre në koncertin “Ndërmendje” ishte një dhuratë shumë e bukur për festa.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026