Elisa Spiropali tregon në “Ilva Now” përse e do PS-ja një mandat të tretë
Deputetja socialiste Elisa Spiropali e cilësoi në Ilva Now koalicionin PD-LSI të përbërë nga “fosile politike” prej të cilave “nuk prodhohen politika, por vetëm karrige”.
Sipas Spiropalit, një nga arsyet se përse qytetarët duhet të votojnë sërish PS-në për një mandat të tretë, është se ajo nuk do ta ndajë pushtetin me “bishta politike me të cilat qeveria merret peng”.
Lexo më shumë: Spiropali cilëson koalicionin e PD-së të përbërë nga ”fosile politike”, me të cilët ”merret peng qeveria”
Spiropali tha se PS ende nuk e ka bërë publik programin e saj, por tregoi se ai quhet “Shqipëria 2030” dhe se do të jetë “përtej aspektit elektoral”. Ministrja tha se me programin e PS-së synohet të transformohen sektorët kyç të vendit, nga infrastruktura, ekonomia e deri te sistemi i drejtësisë.
Lexo më shumë: Spiropali: Programi “Shqipëria 2030” është përtej një plani elektoral
Përballë gazetarit Mentor Kikia, ministrja Spiropali pretendoi se paga mesatare në Shqipëri, nga viti 2013, gjatë qeverisjes së PS-së u rrit në mënyrë të konsiderueshme duke shkuar në 72 mijë lekë. Ajo shtoi se për mandatin e ardhshëm, PS synon ta çojë në 85 mijë lekë.
Lexoni më shumë: Spiropali: Paga mesatare në Shqipëri është 72 mijë lekë, synojmë ta çojmë 85 mijë
Spiropali u shpreh se në zgjedhjet e 25 prillit PS do të marrë minimumi të njëjtin rezultat sa në vitin 2017, duke thënë si shifër 74 mandate për qeverinë. Sipas ministres PS ka mbledhur rreth saj të rinj dhe në zgjedhje do të kandidojë kandidatët më të mirë të mundshëm.
Lexoni më shumë: Spiropali bën llogaritë elektorale: Marrim minimumi 74 mandate
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin nuk preferoi të përgjigjej konkretisht për sa i përket çështjes së luftës ndaj korrupsionit se sa është numri i të dënuarve gjatë kësaj periudhe për korrupsion, por u justifikua duke thënë se, sipas saj, ndryshe nga qeveria e shkuar, “PS nuk ka mbrojtur asnjë të akuzuar”.
Lexoni më shumë: Spiropali: Do të zgjidhim çështjen e pronave deri në fund të këtij viti
Spiropali u shpreh gjatë emisionit se PS synon që t’i japë zgjidhje çështjes së pronave brenda këtij viti. Ndërkohë e pyetur rreth rezultateve të dala nga sondazhi i MRB-së për Euronews Albania, Spiropali tha se nuk i jepte shumë vlerë dhe se për të më shumë konsideratë kishte puna që ajo bënte në terren.
Lexoni më shumë: Më pak e vlerësuara në sondazhe, Spiropali: S’më shqetëson, i jap vlerë më shumë punës që bej
Në emisionin Ilva Now në Euronews Albania u diskutua sot rreth PS-së dhe synimit të saj për të marrë një tjetër mandat qeverisës pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
Goditen dy raste të kultivimit të kanabisit në Shkodër, arrestohen dy persona! Ndiqet penalisht kryeplaku i Vuklit
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
- 12:04 Erdogan nis sulmet para samitit të NATO-s
- 11:50 Luftë brenda elitës ruse? Arrestohet Ilia Traber, miku i vjetër i Putinit që konsiderohej i paprekshëm në Rusi
- 11:33 Fundjavë e zjarrtë! Ja cilat janë qytetet me temperaturat më të larta
- 11:11 Ikballe Huduti non grata”! Ministri Lamallari zbulon detaje pse u mor vendimi
- 10:27 Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov
- 10:15 Goditen dy raste të kultivimit të kanabisit në Shkodër, arrestohen dy persona! Ndiqet penalisht kryeplaku i Vuklit