Eminem padit kompaninë australiane Swim Shady për ngjashmëri me Slim Shady

18 Nëntor 2025 | 18:21

Reperi amerikan, Eminem, ka ndërmarrë veprime ligjore kundër një kompanie australiane të veshjeve të plazhit, të quajtur Swim Shady, duke thënë se emri i saj është shumë i ngjashëm me pseudonimin e tij, Slim Shady.

Në shtator, Eminem paraqiti një peticion në Zyrën Amerikane të Markave, duke kërkuar anulimin e markës tregtare të kompanisë.

Sipas ligjit amerikan, kompania duhet të përgjigjet ndaj peticionit deri javën e ardhshme.

Avokatët e reperit akuzojnë markën me bazë në Sydney se ka krijuar ngjashmëri të rreme me Eminem.

Reperi 53-vjeçar u bë i famshëm në vitin 2000 me publikimin e hitit “The Real Slim Shady”, këngë që i solli edhe një çmim Grammy për performancën më të mirë solo në zhanrin rep.

Sipas rregullatorit të bizneseve në Australi, kompania u regjistrua në shtator të vitit 2023, fillimisht me emrin Slim Shade, dhe shet çadra portative plazhi, çanta dhe aksesorë të tjerë për plazh.

Më herët këtë vit, marka aplikoi për mbrojtje tregtare në SHBA, dhe kjo u miratua. Pak kohë më pas, ekipi ligjor i reperit paraqiti peticion për anulimin e saj.

Dokumentet gjyqësore tregojnë se Eminem kishte regjistruar markën Slim Shady në vitin 1999, në kohën e publikimit të albumit me të njëjtin emër.

Avokatët e tij theksojnë se emri është bërë i famshëm dhe lidhet ekskluzivisht me karrierën muzikore të reperit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026