Emisarët e BE do vizitojnë Beogradin, priten diskutime për situatën me Kosovën

12 Tetor 2023 | 16:47

Përfaqësues të Bashkimit Europian dhe SHBA do të vizatojnë këto ditë Beogradin, për të diskutuar për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, pas sulmit në veri.

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, i dërguari i SHBA, Gabriel Escobar përfaqësuesit e Francë, Gjermani dhe kryeministrja e Italisë, do të vizitojnë këto ditë Beogradin.

Pritet që tema të takimit në Beograd të jenë harmonizimi i Serbisë me politikën e jashtme të BE-së dhe vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës. Një çështje po kaq e rëndësishme është dhe zbatimi i Marrëveshjes së normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se të pesë emisarët do te jene  në Beograd më 21 tetor. Kreu i shtetit serb u shpreh se nuk e di përmbajtjen e mesazhit që do të vijë ngatë dërguarit e SHBA dhe BE.

Vuçiç ka pranuar se pret presion shtesë ndaj Serbisë pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Ndërkohë në vendet e Bashkimit Europian janë shtuar zërat për sanksione ndaj Serbisë lidhur me sulmin e armatosur ku humbi jetën një efektiv i Policisë së Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026