EMRAT| Kush janë deputetët që marrin pjesë në Kuvendin e PD

2 Shtator 2023 | 12:39

Kuvendi Kombëtar i PD i thirrur nga Lulzim Basha është mbledhur të shtunën në pallatin e sportit “Asllan Rusi.

10 janë deputetët demokratë që janë bërë pjesë e këtij kuvendi (bashkë me kryetarin Basha) ndërsa bie në sy mungesa e Enkelejd Alibeajt.

Deputetët e PD që marrin pjesë në Kuvend

  1. Lulzim Basha
  2. Oriola Pampuri
  3. Andia Ulliri
  4. Merita Bakiu
  5. Kreshnik Çollaku
  6. Flutura Açka
  7. Ori Nebiaj
  8. Eralda Bano
  9. Arbi Agalliu
  10. Selaudin Jakupllari

Euronews Albania ka zbardhur disa nga ndryshimet në statutin e Partisë Demokratike që pritet të miratohen në kuvendin e PD të thirrur nga Lulzim Basha.

Në njërën nga pikat e statutit parashikohet që kompetencat e kreut të grupit të PD i merr kryetari, pra Lulzim Basha do të jetë edhe kreu i grupit parlamentar.

Një tjetër ndryshim në statut parashikon reduktimin e kompetencave të sekretarit të përgjithshëm.

Kuvendi i fundit që PD zyrtare ka mbajtur ishte ai i 18 dhjetorit të dy viteve më parë, në kulmin e luftës me grupimin e Sali Berishës ku Basha mblodhi 5004 delegatë dhe vendosi që non gratat e SHBA të qëndrojnë larg drejtimit të partisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026