EMRAT/ Kandidati i përbashkët i opozitës për Tiranën, dalin detaje nga mbledhja

1 Tetor 2025 | 11:15

Delegatët e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, kanë zhvilluar takime këtë të mërkurë me aleatët për të gjetur një kandidat të përbashkët për Bashkinë e Tiranës.

Mbas mbledhjes, burime bëjnë me dije se kandidatët e opozitës kanë propozuar: Ermal Hasimja, Edlira Çepani dhe Florian Haçka.

Pas takimit, në deklaratat për mediat folën Belind Këlliçi, Ilir Alimenhmeti dhe deputeti i Partisë Mundësia Erald Kapri, të cilët kanë bërë me dije se është rënë unanimisht dakord për faktin që opozita do të dalë me një kandidat të vetëm.

Më konkretisht, Erald Kapri, është shprehur se opozita duhet të gjejë një kandidat që nuk i përket partive politike.

“Është totalisht e kundërta e Manastirliut. Një njeri profesion publik dhe që ka shanset dhe që është totalisht tjetër. Nuk po vëmë kusht për emrin, vetëm të jetë jashtë partive politike.”-tha Kapri për mediat.

Nga ana tjetër ka folur dhe Belind Këlliçi, bashkë me Alimehmetin, kanë thënë se kanë lajmin e mirë.

“Kemi dakordësuar për faktin që do duhet të gjejmë një kandidaturë që duhet të unifikojë të gjithë spektrin opozitar. Dakordësia në parim është arritur për të gjetur një emër. Për propozime kemi diskutuar emra të përveçëm”-tha Këlliçi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)

Një 40-vjeçar ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Laçit/ Viktima është identifikuar si Ilir...
23:10 | 09/07/2026

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

Juristi, Ylli Manjani këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mbledhja e 21-të të Komitetit Parlamentar...
22:17 | 09/07/2026

“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)

Një moment i veçantë është shënuar në ditën e 40-të të protestës së aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, kur një panda-maskot mbërriti në Bulevardin “Dëshmorët...
21:59 | 09/07/2026