EMRAT/ Në kërkim për pastrim parash e trafik droge, ekstradohen 3 shqiptarë
12 Korrik 2025 |
15:15
Janë finalizuar procedurat lidhur me ekstradimin e tre shtetasve shqiptarë nga Greqia, Belgjika dhe Serbia, të cilët ishin shpallir në kërkim ndërkombëtar.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana dhe homologëve në Athinë, Bruksel dhe Beograd u bë e mundur ekstradimi në Shqipëri të:
- Mikel Hoxha i kapur në Greqi, pasi Gjykata e Beratit e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ai ka investuar për blerjen e pasurive të paluajtshme dhe ka transferuar shuma të mëdha parash te të afërmit e tij, të ardhura të cilat i ka përfituar nga veprimtaria kriminale e shfrytëzimit për prostitucion, për të cilën është dënuar në Itali. Shtetasit në fjalë i duhet të vuajë 3 vjet e 9 muaj burgim.
- Armando Gropa 40 vjeç, i kapur në Belgjikë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Në vitin 2021, ai kultivoi 140 bimë narkotike kanabis në sipërfaqen e tokës që kishte në pronësi në fshatin Grizë.
- Suard Onuzi i kapur në Serbi, pasi Gjykata e Kukësit, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Ai akuzohet se ka trafikuar në Shqipëri, 1 automjet tip “Mercedez Benz”, të denoncuar të vjedhur në Francë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rama: Stop qumështit dhe bulmetit pa faturë! Sekuestro e gjoba nga java e ardhshme
- Përplasje mes banorëve e forcave të rendit në Theth, u bashkohen dhe deputetët e PD
Lajme të Sugjeruara
Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës
Ka nisur edhe në Lezhë zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e këtij qyteti ka...
Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht
Policia e Shtetit ka bërë bilancin e masave të ndërmarra në kuadër të situatës së zjarreve në vend, duke njoftuar se gjatë muajit qershor dhe...
Projektligji për “tokat bujqësore”, Bylykbashi debat me Manjën, Gjiknuri voton kundër
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike shqyrtoi projektligjin për ndryshimet në ligjin “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, ku debatet u përqendruan te ndikimi i...
- 13:11 Magyar: Hungaria nuk duhet t’i përkasë më kurrë vetëm një partie
- 13:03 11 të vdekur nga përmbytjet masive në Pakistan
- 12:48 Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës
- 12:37 Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht
- 12:21 Pse plani i ri i BE-së për mediat sociale është më i vështirë nga sa duket
- 12:15 Konferenca Shqipëri-BE, Hoxha: Mbyllja e tre kapitujve, moment historik për integrimin