EMRAT/ Sekuestrohet një arsenal armësh në Gjirokastër të vrasësve me pagesë

11 Dhjetor 2025 | 19:02

Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Greke, ka finalizuar operacionin e koduar “Provat”, i cili çoi në zbulimin dhe sekuestrimin e një arsenali armësh zjarri dhe municioni luftarak, të lidhur me shtetas shqiptarë të arrestuar në Greqi, të dyshuar si vrasës me pagesë.

Gjatë operacionit u sekuestruan 3 armë zjarri automatike, 200 fishekë kallashnikovi, 18 pako me fishekë pistolete dhe 5 krehra. Arsenali u gjet në një nga banesat e një prej të arrestuarve në Greqi.

Pas shkëmbimit të informacionit mes autoriteteve shqiptare dhe greke, strukturat e Policisë së Shtetit në Gjirokastër, Vlorë dhe Lezhë zhvilluan kontrolle në banesat e personave të dyshuar. Në fshatin Labovë e Kryqit, Gjirokastër, shërbimet policore gjetën të fshehura në banesën e shtetasit Dhimitër Meci, 45 vjeç, dy kallashnikovë, një armë automatike dhe qindra fishekë të kalibrave të ndryshëm. Ky shtetas ishte ndaluar dy ditë më parë në Greqi për vrasje dhe pjesëmarrje në grup kriminal të armatosur.

Armët e sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekspertizë teknike.

Për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasve Dh. M., 45 vjeç, nga Labova e Kryqit; Andrea Brokeri, 32 vjeç, nga Kudhësi i Himarës; Fatjon Prendi, 39 vjeç, nga Lezha; dhe Petro Theohari, 31 vjeç, nga Muzina e Sarandës, hetimet po vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me autoritetet homologe greke. Autoritetet janë duke koordinuar veprimet për të zbardhur plotësisht aktivitetin e tyre të dyshuar kriminal.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke vijuar rutinën e tyre teksa protesta ka hyrë në ditën e saj të 57-të....
21:52 | 26/07/2026

Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama...
21:36 | 26/07/2026

“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit

Pedagogia, Mirela Karabina e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
21:14 | 26/07/2026