EMRI| Arrestohet në Peru 33-vjeçari shqiptar, pjesë e bandës kriminale të kokainës

17 Janar 2024 | 11:10

Një 33-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Oltjan Belulaj, është arrestuar nga policia e Perusë për llogari të drejtësisë franceze.

I riu shqiptar ishte shpallur në kërkim nga autoritetet në Francë, për trafik të lëndëve narkotike, si pjesë e një bande kriminale të organizuar.

33-vjeçari u ndalua në një aeroport të Perusë, pasi organet e sigurisë kishin marrë informacion të sigurt se ai do të mbërrinte me një fluturim nga Brazili.

Shqiptari pritet t’u dorëzohet autoriteteve franceze ku do të gjykohet në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij.

Ai akuzohet për trafik të paligjshëm droge si pjesë e një grupi të strukturuar kriminaldhe rrezikon dënim deri në 10 vite burg.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë.
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026