EMRI/ Gardisti gjendet i vrarë brenda makinës në Tiranë, çfarë dyshon policia
Një ngjarje e rëndë është shënuar në kryeqytet, në rrugën “Mihal Grameno”, ku një efektiv i Gardës është gjetur i vrarë brenda automjetit të tij, i cili ishte i parkuar në garazhdin e banesës.
Sipas njoftimit të Policisë, dyshohet se 47-vjeçari Gentian Lelçaj ka kryer vetëvrasje me armën e shërbimit.
Trupi i pajetë është konstatuar gjatë natës, rreth orës 02:00 ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Më datë 05.06.2025, rreth orës 02:00, në rrugën “Mihal Grameno”, është konstatuar pa shenja jete, në automjetin e tij të parkuar brenda garazhdit të banesës së tij, dyshohet i vetëvrarë me armën e shërbimit, shtetasi G. L., 47 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia