VIDEO/ Kryen 4 vjedhje në muajt maj-qershor në Tiranë, 2 të arrestuar 1 në kërkim

5 Qershor 2025 | 08:19

Policia e Tiranës ka arritur të zbardhë katër vjedhje të kryera gjatë muajve maj-qershor në kryeqytet.

Bazuar dhe në pamjet filmike nga kamerat e sigurisë, policia ka identifikuar tre autorët e dyshuar të këtyre vjedhjeve në banesa dhe lokale.

Në njoftimin zyrtar të Policisë thuhet se janë arrestuar dy prej tyre, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim.

“Në pranga është vënë shtetasi E. D., 20 vjeç, ndërsa shtetasi E. G., 21 vjeç, është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se gjatë periudhës maj-qershor kanë kryer vjedhje parash dhe sende me vlerë në një banesë dhe dy lokale”, njofton policia.

Policia po punon për kapjen e shtetasit 21-vjeçar, si dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta persona.

Gjatë operacionit janë sekuestruar disa bizhuteri dhe një shumë lekësh, të dyshuara të vjedhura, si dhe një automjet.

Po ashtu në njoftim thuhet se është arrestuar dhe shtetasi A. K., 33 vjeç, i cili dyshohet se dje ka vjedhur një shumë parash në një banesë në fshatin Arbanë.

Njoftimi i policisë

Si rezultat i hetimeve të kryera rreth denoncimeve për vjedhje në banesa dhe në subjekte, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, mundësuan zbardhjen e autorësisë së 4 prej këtyre rasteve. Konkretisht:

-u vu në pranga shtetasi E. D., 20 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi E. G., 21 vjeç, pasi dyshohet se gjatë periudhës maj-qershor, kanë vjedhur para dhe sende me vlerë, në 1 banesë dhe në 2 lokale;

-u vu në pranga shtetasi A. K., 33 vjeç, pasi dje, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një banesë në fshatin Arbanë.

Punohet për kapjen e 21-vjeçarit, si dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Janë sekuestruar disa bizhuteri dhe një shumë lekësh, të dyshuara të vjedhura, si dhe një automjet.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026