EMRI| I akuzuar për kultivim kanabisi, ekstradohet nga Mali i Zi 31-vjeçari shqiptar
Një 31-vjeçar shqiptar i akuzuar për kultivimin e mijëra bimëve narkotike në disa fshatra të qarkut Lezhë, është arrestuar në Mal të Zi për llogari të policisë shqiptare.
Policia tha se u kap në Mal të Zi dhe u ekstradua në Shqipëri shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar Magiljan Deda, 31 vjeç, i lindur në Lezhë.
Në muajin prill të këtij viti, Gjykata e Lezhës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Shtetasi M. D. akuzohet se ka kultivuar, në bashkëpunim me shtetasit e identifikuar gjatë operacionit policor të koduar “Vakumi”, mijëra bimë narkotike në fshatrat Gocaj dhe Rraboshtë, Lezhë, të cilat janë përpunuar më pas me qëllim shitjen.
Shitja e lëndës narkotike u parandalua si rezultat i ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë së Lezhës, në kuadër të operacionit “Vakumi”, të cilat sekuestruan në fshatin Balldre, në muajin prill të këtij viti, 3 thasë me rreth 34 kg cannabis.
LEXONI GJITHASHTU:
Sot gjyqi i Veliaj në GJKKO, kryebashkiaku pritet të mos jetë i pranishëm! Refuzon kafazin e qelqë, prokurori: Nuk ka trajtim poshtërues
Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut
- 09:31 Fundjava e 4 korrikut, dhjetëra vdekje nga të shtënat me armë në SHBA
- 09:20 Administrata Trump pret që siguria e Ngushticës së Hormuzit të jetë në fokus të samitit të NATO-s
- 09:06 Trump niset drejt Ankarasë, një samit që do të masë gatishmërinë e Evropës
- 09:02 Zbardhet vendimi i plotë unifikues i Gjykatës së Lartë mbi masën e sigurimit personal në Shqipëri, barra e provës i kalon Prokurorisë
- 08:55 Erdogan dhe Rutte kapen dorë për dore në Samitin e NATO-s, fotoja merr vëmendje publike
- 08:54 Kanadaja do të blejë 12 nëndetëse gjermane me teknologji të lartë