Të dyshuar se shisnin kokainë dhe kanabis në qytet, 10 të arrestuar në Gjirokastër

29 Nëntor 2025 | 10:46

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar 10 persona dhe ka proceduar penalisht 3 të tjerë, pasi dyshohet se shisnin kokainë dhe kanabis në lagje të ndryshme të qytetit.

Gjatë operacionit të koduar “Andromeda” u arrestuan në flagrancë shtetasit: M. Ll., 18 vjeç, K. R., 23 vjeç, M. R., 20 vjeç, D. A., 30 vjeç, A. P., 52 vjeç, A. M., 21 vjeç, A. C., 35 vjeç dhe M. N., 30 vjeç (kapur më 26.11.2025), të tetë banues në Gjirokastër.

Gjithashtu, u ekzekutua urdhri i Prokurorisë Gjirokastër për ndalimin e shtetasve D. R., 55 vjeç, banues në Gjirokastër, dhe Xh. G., 22 vjeç, banues në Tepelenë.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë operacionit u sekuestruan 1 kilogram e 82 gramë kokainë, një sasi kanabisi e ndarë në doza, 1 armë gjahu, 1 pistoletë sportive dhe 1 armë e ftohtë (thikë), një aparat metal-kërkues dhe municion, 2 palë targa automjeti, 3,970 paketa me cigare pa pullë fiskale, 4,850 euro dhe 17 celularë.

Policia sqaroi se gjatë kontrolleve, te shtetasi A. C. u gjetën armët dhe fishekët, të cilat i posedonte pa leje, te A. P. u gjet kanabis dhe 3,970 paketa me cigare të dyshuara të kontrabanduara, te D. A. u gjet 1 kilogram e 5 gram kokainë, te të arrestuarit e tjerë u gjetën doza droge, 2 palë targa, aparati metal-kërkues dhe 4,850 euro të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike.

Në vijim të veprimeve, u proceduan në gjendje të lirë:

  • K. M., 44 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi iu gjet një sasi e vogël kokainë;
  • E. Sh., 50 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi kishte dijeni për posedimin e drogës nga K. M. dhe nuk e kishte kallëzuar;
  • A. B., 58 vjeç, banues në Lazarat, pasi iu gjetën disa fishekë gjuetie.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, njofton Policia e Shtetit.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama në Ankara për Samitin e NATO-s, zbulohet agjenda e tij e takimeve

Kryeministri, Edi Rama do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s që zhvillohet në Ankara, me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve, bashkëshorteve dhe qeverive të...
11:34 | 07/07/2026

Rama prezanton spitalin e ri: Do të jetë gati në vitin 2028-të, do të trajtojë sëmundjet e komplikuara

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në prezantimin e Health Hub Hospital që do të hapë dyer së shpejti në Tiranë. Gjatë fjalës së tij,...
11:28 | 07/07/2026

Përfshihet nga flakët godina e Postës Shqiptare në Gjirokastër, ndërhyjnë zjarrfikësit

Një zjarr ka rënë këtë të martë në Pazarin e Gjirokastrës. Zjarri raportohet se ka rënë pranë Postës Shqiptare, ku flakët kanë përfshirë fasadën e...
11:15 | 07/07/2026