EMRI| I shpallur në kërkim për mashtrim, arrestohet 30-vjeçari në Vlorë

31 Maj 2024 | 13:40

Policia e Vlorës ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim kombëtar, të dënuar me 1 vit e 5 muaj burgim. me akuzën e mashtrimit.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Location 3” u vu në pranga shtetasi Romarjo Alliaj, 30 vjeç, banues në Vlorë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 18.12.2023, e ka dënuar 30-vjeçarin, me 1 vit e 5 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

Në vitin 2019, ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër (i arrestuar më parë), me anë të mashtrimit, kanë inskenuar një konflikt me armë zjarri, në aksin rrugor “Vlorë-Levan”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026