“Emri im le të jetë rrugeve, rëndësi ka shitja” Begaj rrëfen të pathënat e “Erzenit”

22 Prill 2023 | 18:28

Si u vendos emri i kompanisë “Erzeni”? Isuf Begaj, themeluesi i saj tregon për emisionin “Real People”, se i vuri kompanisë emrin e njërit prej djemve, pasi u konsultua edhe me fëmijët e tjerë. Nga ai moment, produktet “Erzeni” shpërndahen kudo, edhe jashtë Shqiperisë.

“Unë te tatim taksat, më pyetën si do ja vendosim emrin dhe u thashë mbiemrin tim Begaj. Më tha ajo që është një firmë Begaj në Berat, nuk mendoni një emër tjetër se do ngatërohemi. Dhe fillova unë të thosha emrat me radhë e me radhë dhe thashë dhe emrin e djalit Erzeni. Asaj i tingëlloi mirë, Erzeni. I thashë unë po do më zemërohen djemtë e tjerë, po jo më tha ajo. Dhe kështu ndodhi. Kur erdha unë i thashë Erzenit që i vendosa emrin, ai më tha se mos i ngelej qejfi vëllezërve. I pyetëm dhe ishin dakord.

Mos të ngelet qejfi i thashë se kanaçet e kosit dhe bideonat do t’i gjesh rrugëve dhe mos të thonë “Erzeni njeriu i rrugëve”. Ai më tha ta marrin sa më shumë klientët pa le ta kem emrin rrugëve”, tha ai.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026