Emri| Kërkoi të dilte nga regjimi “41 biss”, GJKKO rrëzon kërkesën e të dënuarit
31 Korrik 2024 |
20:09
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e të dënuarit Erion Veizaj, për anulimin e urdhërit që e vendoste atë në izolim në regjimin e posaçëm 41-bis.
Vaizaj është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një polici dhe ishte vendosur në regjimin 41 bis me urdhër të Ministrisë së Drejtësisë me afat 1-vjeçar.
Njoftimi zyrtar:
- Kërkuesi Erion Veizaj më datë 03.05.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: a) Konstatimin e paligjshmërisë të aktit administrativ Urdhër nr.209, datë 16.04.2024, me nr.2125 prot., datë 16.04.2024 i Ministrit të Drejtësisë në RSH, njoftuar të dënuarit Erion Veizaj datë 17.04.2024 përmes shkresës “Njoftim urdhëri” me nr.2125/1 prot., datë 16.04.2024 të Zëvendës Ministrit të Drejtësisë, adresuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve “Për vendosjen në regjimin e posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë për një afat prej 1(një) vit (41 BIS) për shtetasin e dënuar Erjon Musa Veizaj” dhe ekzekutuar në datë 17.04.2024;
- b) Shfuqizimin e aktit administrativ Urdhër nr.209, datë 16.04.2024, me nr.2125 prot., datë 16.04.2024 i Ministrit të Drejtësisë në RSH, njoftuar të dënuarit Erion Veizaj datë 17.04.2024 përmes shkresës “Njoftim urdhëri” me nr.2125/1 prot., datë 16.04.2024 të Zëvendës Ministrit të Drejtësisë, adresuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve “Për vendosjen në regjimin e posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë për një afat prej 1(një) vit (41 BIS) për shtetasin e dënuar Erjon Musa Veizaj” dhe ekzekutuar në datë 17.04.2024;
- c) Pas konstatimit të paligjshmërisë dhe shfuqizimit të aktit administrativ sipas pikës 1 dhe 2 të objektit të kërkesës ankimore të urdhërohet nga Gjykata lirimi i menjëhershëm nga regjimi i posaçëm, të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë në Institucionin e IEVP Peqin 41 BIS dhe vendosjen e tij në kushte normale vuajtje dënimi sipas Urdhërit të Ekzekutimit të Vendimit Penal dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor nr.812, datë 17.12.1999.
- Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Flora Hajredinaj, bazuar në nenet 112, 471 e vijues të K.Pr.Penale, nenin 17 të ligjit nr.81, datë 25.06.2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, me vendimin Nr.265, datë 31.07.2024, vendosi:
- Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Erion Veizaj, të paraqitur nëpërmjet mbrojtësit të tij, avokatit O.K, regjistruar me nr.265, datë 03.05.2024, për shfuqizimin e urdhërit nr.209, datë 16.04.2024 “Për vendosjen në regjimin e posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë të Ministrisë së Drejtësisë”, si të pa bazuar në ligj dhe në prova.
- Kundër këtij vendimi lejohet e drejta e ankimit brenda 15 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Dalin pamjet e incidentit, një vajzë me maskë shkul flamurin e Izraelit te ambasada në Tiranë
Këto janë pamjet e momenteve kur një vajzë e maskuar ka shkulur flamurin e Izraelit në Ambasadën e këtij shteti në Tiranë gjatë orarit kur...
55-vjeçarja gjendet e pajetë në banesën e saj në Sheqeras, dyshohet se kishte disa ditë që kishte vdekur
Një grua 55-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në fshatin Sheqeras të bashkisë Maliq. Sipas policisë, shtetasja Lavdie Daci dyshohet se kishte...
Tragjike në Durrës, 11-vjeçari nga Tirana mbytet duke u larë në det
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në plazhin e Durrësit, ku një 11-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën duke u larë në det....
- 12:05 Dalin pamjet e incidentit, një vajzë me maskë shkul flamurin e Izraelit te ambasada në Tiranë
- 11:57 55-vjeçarja gjendet e pajetë në banesën e saj në Sheqeras, dyshohet se kishte disa ditë që kishte vdekur
- 11:31 Tragjike në Durrës, 11-vjeçari nga Tirana mbytet duke u larë në det
- 11:14 Dalin pamjet e operacionin “Fast” për kapjen e “Vis Korçarit”, ishte i dënuar me 4 vite burg nga GJKKO
- 11:06 Sekuestrohen 798 steka cigare kontrabandë në një makinë dhe në një traget në Portin e Durrësit
- 10:53 Japonia mposht Tunizinë 4–0 në Kupën e Botës dhe e eliminon nga turneu