EMRI/ Qarkullonte me armë zjarri në mjetin e tij, arrestohet 38 vjeçari në Tiranë

26 Gusht 2025 | 09:50

Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas po qarkullonte me armë zjarri në automjetin e tij, Policia e Tiranës arriti të lokalizonte mjetin. Operacioni u zhvillua në rrugën e Arbërit, ku u ndalua automjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin Besmir Bajraktari 38 vjeç, banues në Burrel.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri automatik dhe sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Ndaj shtetasit Besmir Bajraktari u mor masa e ndalimit për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Në përfundim u vu në pranga Besmir Bajraktari, i cili rezulton të jetë i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke vijuar rutinën e tyre teksa protesta ka hyrë në ditën e saj të 57-të....
21:52 | 26/07/2026

Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama...
21:36 | 26/07/2026

“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit

Pedagogia, Mirela Karabina e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
21:14 | 26/07/2026