Ëndrra në sirtar e Barcelonës, Nico Williams firmos me Athletic Bilbao për 10 vite
Tratativat mes Athletic Bilbaos dhe Barcelonës për kalimin e Nico Williams nuk shkuan sic duhet, kështu që futbollisti nuk do të zbarkojë në Camp Nou. Këtë të premte, sulmuesi anësor ka rinovuar kontratën me ekipin bask deri në vitin 2035, për plot 10 sezone. Klauzola për largimin e tij është rritur, ndërsa paga e ofruar është ajo e 8 milionë euro në sezon. Ka qenë vetë ai i cili ka konfirmuar se nuk do të largohet nga shtëpia e tij, ndërsa kjo ishte një zgjedhje zemre për Williams.
“Kur bëhet fjalë për marrjen e vendimeve, gjëja më e rëndësishme që duhet të bësh është të dëgjosh zemrën tënde. Ky është vendi ku dua të jem, me njerëzit e mi. Kjo është shtëpia ime”, ka deklaruar 22-vjeçari pasi hodhi firmën në kontratën e re.
Përgjatë këtyre ditëve është raportuar se palët kishin arritur akordin, por problemet financiare të katalanasve bënë që gjithçka të kthehej në pikën zero. Williams ishte bindur nga shoku i tij te Spanja, Lamine Yamal, i cili kishte rolin e negociatorit në këtë transferim. Interes për anësorin bask kishte dhe nga Bayerni i Mynihut, por vetë futbollisti kishte deklaruar se largohet nga Bilbao vetëm për katalanasit.
LEXONI GJITHASHTU:
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas
Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës