Engjëll Agaçi paraqitet në SPAK

14 Tetor 2022 | 18:10

Pasditen e së premtes dhe jashtë orarit zyrtar të punës, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, SPAK. Vetë Agaçi refuzoi të komentojë se për çfarë u pyet nga prokurorët, ndërkohë që të njëjtin qëndrim refuzues për koment mbajti edhe SPAK.

Ndaj zyrtarit të lartë të Kryeministrisë ka të paktën dy padi në Prokurorinë e Posaçme të dorëzuara nga Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë. Opozita e akuzon zotin Agaçi si një prej personave kyç në çështjen e inceneratorëve.

Engëll Agaçi ishte gjithashtu një prej zyrtarëve të lartë të thirrur në Komisionin e Posaçëm Hetimor Parlamentar për Inceneratorët, ku dëshmoi përpara deputetëve për procedurat ku ai është përfshirë.

Gjithsesi, nga Prokuroria e Posaçme pritet të bëhet më shumë transparencë për arsyen e marrjes në pyetje të Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mungesa e vrojtuesve ngre shqetësime për sigurinë në plazhet e Vlorës

Megjithëse sezoni turistik ka nisur zyrtarisht në Vlorë, në plazhet e qytetit vijojnë të mungojnë vrojtuesit e plazhit. Kjo situatë ka rritur shqetësimin e pushuesve,...
17:48 | 01/07/2026

Temperaturat e larta, Gjykata e Tiranës redukton orarin e sporteleve

Temperaturat e larta në vendin tonë, të cilat pritet të na shoqërojnë edhe gjatë muajve korrik dhe gusht, kanë sjellë ndryshime në funksionimin e disa...
17:48 | 01/07/2026

Shtohen rastet e infarkteve tek moshat e reja, mjeku: Janë disa shkaqe

Infarkti i miokardit nuk po kursen as të rinjtë. Mjekët kardiolog thonë se vitet e fundit, ato po hasen gjithmonë e më shpesh edhe tek...
17:42 | 01/07/2026