Enkelejd Alibeaj: Vetingu duhet të përfundonte sa më shpejt
Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj tha në emisionin “RinOn” se nëse shkaqet për zgjatjen e afatit të vetingut në drejtësi janë ndërhyrjet e pushtetit në proces, atëherë ky proces nuk duhet të zgjatet.
Sidoqoftë, z. Alibeaj nuk dha një përgjigje të qartë përballë të rinjve nëse është dakord apo jo me zgjatjen e vetingut.
“Nëse shkaqet janë që pushteti ka dashur ta zgjasë për të futur duart në sistem, atëherë zgjatja nuk meriton që të ndodhë”, u shpreh ai.
Deputeti i PD-së u shpreh se nëse deri në vitin 2022 kur përfundon afati i vetingut nuk kanë kaluar nga procesi të gjithë funksionarët e drejtësisë, atëherë këtë proces mund ta merrnin përsipër organet e përhershme të drejtësisë në vend.
Ai tha se kur u votua për reformën në drejtësi në vitin 2016, supozohej që vetingu të zgjaste sa më pak. Komisioni i Venecias përcaktoi që të zgjasë jo më shumë se pesë vite.
“Vetingu është i nevojshëm, duhet të ndodhë domosdoshmërish mirëpo ka një rrezik që partia që është në pushtet ka tendencën që te emërimet e reja zëvendësuese të fusë njerëzit e vet”, theksoi Enkelejd Alibeaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Për çfarë premtimesh s’e mbajti fjalën Bardh Spahia? Ulqinaku përgjigjet në RinVote
Ismail Uka: Ja përse do të fitoj zgjedhjet për bashkinë Dibër
Lavdrim Krrashi bën premtimin: Ja kur përfundon rruga e Arbrit
- 10:17 Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian
- 10:17 Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës
- 10:11 Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda
- 10:09 Grupi E5 mblidhet në Berlin, udhëheqësit evropianë premtojnë një rol më të fortë në NATO para takimit me Trump
- 09:55 Neymar rikthehet në fushën e Kupës së Botës, stadiumi ngrihet në këmbë. Braziliani nuk i mban lotët (VIDEO)
- 09:52 Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital