Epidemia globale e vetmisë/ Raporti: 1 në 4 persona ndihet i vetmuar

27 Tetor 2023 | 17:22

1 në 4  persona në të gjithë botën, ndihen mjaft ose shumë të vetmuar. Sondazhi i fundit i realizuar nga Gallup në 142 vende, ku përfshihet edhe Shqipëria zbuloi se 24% e njerëzve të moshës 15 vjeç e lart ndihen  shumë të vetmuar.

“Njeriu i vetmuar përjeton disa çrregullime të natyrës së mërzisë, trishtimit, depresionit. Ka mjaft raste ku  vetmia e çon deri në një përshpejtim të fundit të jetës”,-tha Entela Binjaku psikologe.

Sondazhi zbuloi gjithashtu se shkalla e vetmisë ishte më e lartë tek të rinjtë, me 27% të rinjve të moshës 19 deri në 29 vjeç që raportuan se ndiheshin shumë ose mjaft të vetmuar.

“Mendoj se kjo rritje e vetmisë ka ardhur si rezultat i pasigurisë në vendin e punës, pamundësisë për të mbajtur, apo për të vendosur raporte të mira e të qëndrueshme në vendin e punës, sigurisht impulsiviteti i moshës të bën më fluid dhe të rinjtë i kanë më të vështira marrëdhëniet shoqërore, që t’i mbajnë”, tha psikologia Entela Binjaku.

 Edhe pse shumë thirrje për të reduktuar vetminë janë të përqendruara tek të moshuarit është parë që shumica e atyre të moshës 45 vjeç e lart nuk ndihen aspak të vetmuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026