Erdogan drejt një tjetër mandati, analisti zbulon gabimin fatal të opozitës

23 Maj 2023 | 11:10

Analisti Dritan Gjyrezi komentoi në Euronews Albania rezultatin e balotazhit të arritur në raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare në Turqi.

Gjurezi parashikoi se Erdogan do të jetë fituesi i raundit të dytë të zgjedhjeve, madje evidentoi dhe një prej gabimeve fatale të opozitës.

Sipas tij opozita bëri gabim strategjik me aleancën publike me partitët që mbështesin kurdët. Pasi, kjo aleancë ka rritur nacionalizmin turk, duke bërë që të reflektohet dhe në rezultatin e arritur në raundin e parë të zgjedhjeve për partinë nacionaliste dhe presidentin Erdogan.

“Kandiati kundërshatar i Erdogan në fushatën që bëri për president në raundin e parë u bashkua me pjesën e kurdëve me partinë që mbështet PKK-në që është një organizatë terroriste. Turqit janë një popull nacionalistë dhe nuk e pranuan kollaj këtë. Mendoj se një nga gabimet e liderit të opozitës në raundin e parë ishte afrimi me kurdët, pasi kishte deklarata të ndërsjellta qofta nga ana e partisë kurde, qoftë nga ana e tij që do të shohim një bashkëpunim të mundshëm. Gjë e cila nuk u pranua nga njerëzit. Ndoshta ishte dhe një gabim strategjik, pasi dihet që kurdët nuk do të votonin Erdogan dhe opozita s’kishte pse ta bënte publike një bashkëpunim të tillë”, tha Gjyrezi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026