Erdogan i uron fat Bidenit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024

11 Korrik 2023 | 22:50

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i ka uruar fat kolegut të tij amerikan Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

“Tani po përgatiteni për zgjedhjet e ardhshme. Do të doja të shfrytëzoj këtë mundësi për t’ju uruar fat më të mirë”, tha Erdogan gjatë takimit të tij me Biden në samitin e NATO-s në Vilnius.

Biden u përgjigj: “Faleminderit, mezi pres t’ju takoj në pesë vitet e ardhshme”, sipas Reuters.

Agjencia thekson se takimi i shkurtër mes dy liderëve është një pikë kthese në marrëdhëniet e tensionuara mes dy aleatëve të NATO-s, veçanërisht pasi Erdogan hoqi dorë nga kundërshtimi i tij ndaj ofertës së Suedisë për t’u bërë anëtare e Aleancës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lavrov kritikon negociatat për Ukrainën: Pa progres, vazhdojmë të lëvizim në rrethe

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i ka quajtur bisedimet midis Moskës dhe Uashingtonit mbi luftën në Ukrainë një “rreth vicioz”, duke argumentuar se nuk...
10:28 | 05/06/2026

Sulmi me dron në Kiev, shkon në katër numri i viktimave

Numri i të vdekurve në një industri ushqimore në rajonin e Kievit nga një sulm nga një dron rus sot, të premten, është rritur në...
10:08 | 05/06/2026

Me 7 milionë fuçi naftë në bord, 4 cisterna iraniane kalojnë Ngushticën e Hormuzit pavarësisht bllokadës amerikane

Katër cisterna nafte me flamur iranian të ngarkuara me naftë bruto kaluan në Ngushticën e Hormuzit, një ngjarje e paprecedentë që nga mesi i prillit,...
09:37 | 05/06/2026