Erdogan kushtëzon pranimin e Suedisë në NATO me anëtarësim të Turqisë në BE
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha të hënën se Bashkimi Evropian duhet të hapë rrugën për anëtarësimin e Ankarasë në bllokun evropian, përpara se parlamenti i Turqisë të miratojë aplikimin e Suedisë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s.
Duke folur përpara nisjes së tij për samitin e NATO-s në Vilnius të Lituanisë, Erdogan tha se pranimi i Suedisë varet nga zbatimi i një marrëveshjeje të arritur verën e kaluar gjatë samitit të aleancës në Madrid, duke shtuar se askush nuk duhet të presë që Ankaraja të bëjë kompromise.
Liderët e NATO-s do të takohen në Vilnius më 11 dhe 12 korrik për të trajtuar një sërë çështjesh, duke nisur nga ndasitë lidhur me anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës dhe pranimin e Suedisë, e deri te rritja e furnizimeve me municion dhe shqyrtimi i planeve të mbrojtjes pas shumë dekadash.
Ky do të jetë samiti i katërt i NATO-s që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, pasi samiti i parë ishte mbajtur virtualisht më 25 shkurt 2022, një ditë pasi Rusia nisi luftën. Dy samitet e tjera janë mbajtur në Bruksel dhe Madrid.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
Lavrov kritikon negociatat për Ukrainën: Pa progres, vazhdojmë të lëvizim në rrethe
Sulmi me dron në Kiev, shkon në katër numri i viktimave
Me 7 milionë fuçi naftë në bord, 4 cisterna iraniane kalojnë Ngushticën e Hormuzit pavarësisht bllokadës amerikane
- 10:33 Plagoset më armë zjarri një person në Tiranë, lëndohet vëllai i tij
- 10:28 Lavrov kritikon negociatat për Ukrainën: Pa progres, vazhdojmë të lëvizim në rrethe
- 10:08 Sulmi me dron në Kiev, shkon në katër numri i viktimave
- 10:05 Ambasada amerikane: SHBA po detyrohet ta rishqyrtojë rolin e vet në Bosnje
- 09:54 Nisin homazhet për policin e vrarë në krye të detyrës, 34-vjeçari do prehet në vendlindje. Kolegët në lot (VIDEO)
- 09:53 Aksidenti me vdekje në aksin Kardhiq-Delvinë, identifikohen të plagosurit dhe viktima (EMRAT)