Erinda Ballanca: E pamundur që Avokati i Popullit të zgjidhë çdo ankesë
Avokatja e Popullit në detyrë, Erinda Ballanca, e cila kërkon një tjetër mandat 5-vjeçar, në një intervistë për Euronews Albania, tha se institucioni që drejton ka numrin më të lartë të ankesave dhe rekomandimeve.
Ballanca u shpreh se ky institucion operon me një staf të kufizuar prej 56 vetash në të gjithë territorin e Shqipërisë, ndaj dhe zgjidhja e të gjitha problematikave është e pamundur.
“Avokati i Popullit në çdo vend të botës nuk zgjidh çdo problem. Ka probleme të cilat zgjidhen nga sistemi gjyqësor, nga prokuroria dhe prej nesh. Po të zgjidhej çdo hall i këtij vendi nga Avokati i Popullit, pse do mbanin gjithë këtë administratë? Do ta zgjidhnim me 56 vetë që jemi ne. Atëherë mund ta kuptoni sa e pamundur është kjo gjë që kërkohet”, tha Ballanca.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut