Erion Veliaj, mesazh për Krishtlindje nga qelia: Shpresa lind në momentet e vështira
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka dërguar të enjten një mesazh urimi për festat e Krishtlindjes. Veliaj, i cili që nga shkurti i këtij viti ndodhet në paraburgimin e Durrësit si pasojë e akuzave të ngritura nga SPAK, ka shprehur urimet e tij lidhur me festën.
Në mesazhin e shpërndarë në rrjetet sociale, Veliaj thekson se:
“Shpresa lind edhe në momentet më të vështira.”
Statusi i Veliajt:
Kjo vigjilje festash na kujton se drita gjithmonë fiton mbi errësirën dhe se shpresa lind edhe në momentet më të vështira. Le të jetë Krishtlindja një ftesë për më shumë dashuri, më shumë mirëkuptim dhe më shumë besim te njëri-tjetri.
Uroj që çdo familje të ndjejë ngrohtësinë e bashkimit, që çdo zemër të mbushet me paqe dhe që Viti i Ri të na gjejë më të fortë, më solidarë dhe më të vendosur për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Le ta mbajmë ndezur shpresën, sepse kur jemi bashkë, çdo sfidë mund të kthehet në mundësi. Gëzuar Krishtlindjen dhe një vit 2026 plot dritë e optimizëm!
“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
Marjana Koçeku: I qëndroj mesazhit tim për Bajrajt, ishte mbi baza të forta
Rama për mediat turke: Shqipëria do presë Samitin e ardhshëm të NATO-s, Turqia partner strategjik
- 07:41 Klopp zbulon se si Liverpooli u përpoq ta nënshkruante Mbappen
- 07:35 Shtohen zjarret nga temperaturat e larta në Spanjë, regjistrohen 12 viktima në Almeria
- 07:28 WSJ: Izraeli zbuloi një komplot të ri iranian për të vrarë Trumpin
- 07:22 Kualifikohet Franca në çerekfinalet e Kupës së Botës, Mbappe dhe Dembele vulosin me golat e tyre
- 07:12 Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)