Ervis Martinaj është vrarë? Si i eleminuan bashkëpunëtorët dhe familjarët e tij

KOMENTE


SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prej 10 ditësh policia po verifikon disa të dhëna për zhdukjen e Ervis Martinaj. Denoncimi për zhdukjen e Ervis Martinajt u bë nga familjarët e tij, konkretisht i xhaxhai.

Kur ka bërë denoncimin në polici, xhaxhai ka deklaruar se nuk ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me Martinajn, por përmes personave të tretë dhe se ka dyshime se nipi i tij mund të jetë rrëmbyer.

Pistat e hetimit

- Advertisement -

Pista e parë që po hetohet është ajo e rrëmbimit me pasojë eliminimin fizik të personazhit të njohur të botës së krimit pas denoncimit të familjarëve të tij. Pista tjetër është ajo e një inskenimi të mundshëm me qëllim humbjen e gjurmëve.

Vrasja e bashkëpunëtorëve dhe familjarëve të tij

Martinajt i kanë vrarë bashkëpunëtorë, por edhe familjarë të tij.

I fundit ishte djali i xhaxhait të tij, Brilant Martinaj, i cili mbeti viktima nga atentati i refishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës që ndodhi më 17 gusht të këtij viti.

Në gusht të 2019 në Tiranë do ekzekutohej Santiago Malko, për këtë ngjarje u dënua vetëm Bledi Teta me 25 burg.

Në 13 nëntor të vitit të kaluar po në Tiranë do ekzekutohej Erigers Mihasi, lidhje e ngushtë e Ervis Martinajt.

I kërkuar nga SPAK

Martinaj kërkohet nga SPAK si i dyshuar për porositjen e një vrasjeje që nuk u realizua për të cilën i kishte ofruar të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani deri në 500 mijë euro.

Kush është Ervis Martinaj

Emri i tij do të përmendej për herë të parë në kronikat e zeza në tetor të 2013-ës.

Në zonën e ‘Komunës së Parisit’ u ekzekutua Elvis Doçi një biznesmen në fushën e lojërave të fatit.

Policia në atë kohë e hetoi si të dyshuar për ngjarjen për shkak të një konflikti që kishte pasur me viktimën për lojërat e fatit, pak pas nisjes së operacionit ‘fundi i marrëzisë’ që mbylli kazinotë në vend.

Në nëntor të 2015-ës Ervis Martinaj do të shfaqej në një tjetër vrasje, këtë herë e dokumentuar me pamje filmike. Enton Nikaj ekzekutohet në zonën e Linzës, në parkingun e një restoranti të njohur.

Sherri për një borxh të pakthyer përfundoi me shkrepjen e pistoletës që i mori jetën 30-vjeçarit.

Për vrasjen u dënua Emiljano Tasho, një nga shoqëruesit e Ervis Martinaj.

Ndërkohë që fuqizonte pozitën e tij në fushën e lojërave të fatit, Martinaj do t’i shpëtonte vetë plumbave në tetor të 2018-ës në zonën e ish-Bllokut.

Ai mbeti i plagosur nga ish-komando Meviol Bilo ndërsa plumbave nuk i mbijetoi shoku i tij Fabiol Gaxha. Në këtë ngjarje mbeti i plagosur rëndë edhe Eljon Hato shoqëruesi tjetër i Martinajt.

LEXONI GJITHASHTU














LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

“Harrojnë fasulet dhe hekurin në prizë se merren me Tik Tok”- flet zjarrfikësi Cara

Arben Cara, drejtori i trajnimit dhe logjistikës në DPMZSH tha në “Good Morning Albanians” se njerëzit janë bërë shumë të përqendruar te rrjetet sociale...

Zjarri në azilin në Fier, gazetari: Vetëm 2 apo 3 familjarë erdhën për të moshuarit

Korrespodenti i Euronews në Fier, Mariglen Bita, është shprehur se vetëm 2-3 të moshuarve u erdhën familjarët për rënies së zjarrit në azil. Komentet Bita...

Nepali regjistron martesën e parë të të njëjtit seks/ Aktivistët: Ditë historike

Është rregjistruar në Nepal martesa e parë të të njëjtit seks, pas një beteje të gjatë ligjore nga çifti dhe aktivistët. Autoritetet në rrethin...





TË FUNDIT

“Harrojnë fasulet dhe hekurin në prizë se merren me Tik Tok”- flet zjarrfikësi Cara

Arben Cara, drejtori i trajnimit dhe logjistikës në DPMZSH tha në “Good Morning Albanians” se njerëzit janë bërë shumë të përqendruar te rrjetet sociale...

Zjarri në azilin në Fier, gazetari: Vetëm 2 apo 3 familjarë erdhën për të moshuarit

Korrespodenti i Euronews në Fier, Mariglen Bita, është shprehur se vetëm 2-3 të moshuarve u erdhën familjarët për rënies së zjarrit në azil. Komentet Bita...

Nepali regjistron martesën e parë të të njëjtit seks/ Aktivistët: Ditë historike

Është rregjistruar në Nepal martesa e parë të të njëjtit seks, pas një beteje të gjatë ligjore nga çifti dhe aktivistët. Autoritetet në rrethin...

Pranimi i padisë për diskriminim të gjuhës shqipe, mjeku: Google na ka kërkuar takim

Mjeku nga Prishtina, Neshad Asllani, që ka qenë edhe një prej iniciatorëve në paditjen e Google për diskriminim të gjuhës shqipe, ka folur mbi...

RMV hoqi ndalimin për avionët rusë, ministri Lavrov mbërrin në Shkup

Ministri i Jashtëm e Rusisë, Sergej Lavrov, ka mbërritur në Maqedoninë e Veriut mbrëmjen e djeshme. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme...






 








Sondazh

A e mbështesni marëveshjen e Shqipërisë me Italinë për ardhjen e emigrantëve?
×