Erzen Breçani tregon si e nxori agresorin e Berishës nga turma: Donin ta godisnin
Erzen Breçani, ish-zyrtar policie tregoi në emisionin Now në Euronews Albania se si kishte mundur të shpëtonte nga turma Gert Shehun agresorin e Sali Berishës pak momente pas sulmit.
Breçani u shpreh se turma i ishte bindur dhe ja kishte besuar agresorin atij, që ta dorëzonte në polici.
Ai tregoi se vetë Berisha kishte ndërhyrë që i riu të mos goditej më, ndërsa rrëfeu se gjatë kalimit në trotuar për tek selia e PD i ishte dashur ta mbronte me trup 31-vjeçarin nga goditjet.
“Isha 10-15 metra larg doktorit nën shoqërinë e 2 ish-oficerëve të policë, kur dëgjova që u godit. Afrohem dhe shoh që po godisnin. M’u bindën dhe ndaluan përdorimin e forcës për ta neutralizuar dhe ma besuan. E kisha të pamundur ta fusja në turmë, ndaj vazhdova rrugën në trotuar për në selinë e PD. Kam vazhduar rrugë në trotuar, janë afrua shumë njerëz për ta goditur por nuk i kam lejuar. Ishte fat për të që unë isha aty. Goditjet që mori në kokë në trotuar mund të ishin fatale për të. Duhet të dilja te Rruga e Elbasanit për t’ia dorëzuar policisë në një kohë që nuk ishte i prangosur. Kanë qenë me mua edhe oficeri i gardës dhe truproja i doktori”, tregoi Breçani.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona