“Është djegur 35% e trupit me benzinë”, mjeku: Si është gjendja e Melisa Trëndafilit

5 Shtator 2024 | 17:50

Vladimir Filaj, Shefi i shërbimit të djegie-plastikës në QSUT ishte këtë të enjte i ftuar në një lidhje direkte për emisionin “People” në Euronews Albania ku foli për rastin e Melisa Trëndafilit.

Gruaja ndodhet në spital, pasi bashkëshorti i saj Bledar Trëndafili i vuri flakën. Mjeku tha se Trëndafilit i është djegur 30-35% e sipërfaqes së trupit.

“Ajo është në një një djegie 30-35% të sipërfaqes së trupit. Kjo për ne është shumë. Ka kryesisht ekstremitetet e sipërme dhe të poshtme të djegura. Duart edhe këmbët, kofshët, janë të gradës së dytë dhe të gradës së tretë, po ashtu parakrahët edhe duart janë gradë e dytë.”,-tha mjeku Filaj.

Ai tha se në fillim kur pacientja ka arritur në spital përveç dhimbjeve ka pasur edhe tronditje psikologjike shumë të madhe nga akti që ka kryer bashkëshorti i saj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në Tiranë, Dritan Goxhaj mesazh urimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Fjalimet në ditën e 35-të para Kryeministrisë kanë nisur me leximin e një deklarate nga grupi organizator, e mbajtur nga Dritan Goxhaj, i cili ka...
19:52 | 04/07/2026

Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit: Populli të uron! (VIDEO)

Dita e 35-të e protestës në Tiranë ka përkuar këtë të shtunë me ditëlindjen e Kryeministrit Edi Rama, i cili shënon 62-vjetorin e lindjes. Me...
19:38 | 04/07/2026

Dyshohet se shkaktoi zjarrin masiv në malin e Shëngjinit, arrestohet 57-vjeçari

Një 57-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Lezhës, pasi dyshohet se është përgjegjës për zjarrin që përfshiu një sipërfaqe të madhe pyjore në...
16:18 | 04/07/2026