‘Është kërcënuar siguria kombëtare’, Berisha shigjeton ish-zyrtarët e SHISH
“Siguria kombëtare sot në shumë aspekte është kërcënuar. Fatmirësisht Shqipëria është vend i NATO-s dhe askush nuk mund të luajë me sovranitetin e integritetin e saj territorial”.
Kështu deklaroi kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një deklarate për mediat nga selia e PD-së këtë të hënë.
Teksa u fokusua tek situata e spiunimit, ai shtoi se Fatos Klosi, ish-kreu i SHISH ndiqej nga shërbimet inteligjente shqiptare për lidhje të dyshimta me dy shërbime të tjera.
“Rama refuzon të bllokojë vizat për shtetasit rus. Meqë jemi në fushën e lajmeve për spiunë, ju dëgjuar se njëri prej figurave më kyçe të SHISH, Frederik Ymeri ishte aset rus. Në të vërtetë ai nuk është i izoluar, Fatos Klosi ndiqej nga shërbimet inteligjente shqiptare për lidhje të dyshimta me dy shërbime të tjera”, u shpreh më tej Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 18:08 Pompei rindërton tavanin antik me afreske të mitologjisë greke
- 18:07 Pirlo largohet nga posti i lartë i futbollit italian pas kritikave për lidhjet me firmën ruse të basteve
- 17:55 Arbitri i finales së Kupës së Botës tërhiqet nga futbolli pas kritikave për ndeshjen Argjentinë-Spanjë
- 17:54 Trump: Jemi në negociata intensive me Iranin. Nëse s’do të ketë rezultat, do përgjigjemi ashpër
- 17:45 Mbi 300 mijë të evakuuar në Francë e Spanjë, rreth 120 mijë hektarë tokë e djegur
- 17:43 Koleksioni fotografik i Elton John mbërrin në Paris me mbi 300 vepra ikonike