Sulmi terrorist në veri të Kosovës ishte temë diskutimi në Review me Jonida Shehun në Euronews Albania. E ftuar në panel gazetarja Esmeralda Mulaj bëri një analizë të situatës atje duke thënë se “dora” e Rusisë po trazon Beogradin duke bërë që Vuçiç të shfryjë problemet e brendshme të Serbisë me trazira në veriun e Kosovës.
“Tensionet në Beograd shfryhen në veri të Kosovës, dhe më pas Vuçiç ua shet serbëve me idenë që ata kanë ende influencë në Kosovë”, tha Mulaj.
“Kryetarja e parlamentit të Serbisë ka vënë snajperat mbi godinën e parlamentit pas përplasjeve të deputetëve atje duke hequr paralele me vrasjen e ish-kryeministrit serb Zoran Gjingjiç, që do të thote që në Serbi ka një pasiguri dhe diçka po zien, vetë Vuçiç ka thënë që mund të ketë luftë civile për shkak të protestave të shumta në Novisad dhe Beograd. Duke e parë gjithë këtë që po vlon dhe po zien atje duket që situata është shumë e keqe, nuk po i them këto se ne na intereson situata në Serbi por se kjo ndërlidhet me zhvillimet në Kosovë”, shpjegoi gazetarja Esmeralda Mulaj.
Më pas ajo ajo foli për rolin e Rusisë dhe se si sipas saj Putin po “trazon” Beogradin me idenë për të kijuar një vatër të re tensioni në botë gjë që i shkon përshtat interesave të tij.
“Dora e Rusisë, që është shumë e fuqishme brenda Beogradit, është duke trazuar dhe duke i bërë një farë presioni Vuçiçit dhe unë dyshoj se Vuçiç nuk e ka gjithë atë pushtet në Serbi dhe Vulin duket që është garancia ruse brenda qeverisë Serbe. I gjithë ky tension në rajone të ndryshmë botërore, mendoj se tashmë Putinit i duhet një vatër e re tensioni dhe natyrisht vëndet me të ekspozuara për të krijuar një farë tensioni janë veriu i Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovina që është pak më e pamundur prandaj mendoj se u gjet veriu i Kosvës për të shfryrë tensionin në Serbi që mendoj që është një angazhim shumë i madh i Rusisë për të krijuar një vatër të re tensioni prandaj duhet parë në kontekst dhe më gjerësisht”, tha Mulaj.
Në fund gazetarja Esmeralda Mulaj e mbylli fjalën e saj duke thënë se Vuçiç nuk është i besueshëm në ato që thotë dhe nuk duhen marrë të mirëqena ato që ai thotë mbi sulmin terrorist në veri të Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Serbia po vë në dyshim shtetin e Kosovës” eksperti: Sulmi në funksion të aneksimit
- Sulmet terroriste në veri, Sveçla: 8 të arrestuar dhe arsenal armatimi i konfiskuar