Estonia ka sanksionuar 14 zyrtarë gjeorgjianë për dhunë ndaj protestuesve

15 Dhjetor 2024 | 16:00

Estonia ka sanksionuar 14 zyrtarë gjeorgjianë, përfshirë kryeministrin Irakli Kobakhidze, njoftoi sot ministri i jashtëm estonez Margos Cahkna.

Ai u bëri thirrje vendeve të tjera të BE-së që të reagojnë dhe të marrin masa kundër autoriteteve gjeorgjiane.

“Dhuna e kryer nga autoritetet gjeorgjiane ndaj protestuesve, gazetarëve dhe liderëve të opozitës është një vepër penale dhe kundër të drejtave të njeriut. U bëj thirrje të gjitha vendeve të BE-së të reagojnë dhe të ndërmarrin veprime,” shkroi ministri i jashtëm estonez në Platformën X.

Zgjedhjet parlamentare u mbajtën në Gjeorgji më 26 tetor, në të cilat fitoi partia qeverisëse Ëndrra Gjeorgjiane, dhe përfaqësuesit e opozitës njoftuan se nuk i njohin rezultatet e votimit dhe filluan protestat në të cilat protestuesit dhe policia u përleshën, kur qindra njerëz ishin arrestuar.

Një valë e re protestash filloi më 28 nëntor pasi kryeministri Irakli Kobakhidze vendosi të pezullojë negociatat e anëtarësimit në BE deri në vitin 2028.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të mërkurën se bisedimet diplomatike me Iranin do të ndërpriten menjëherë nëse Teherani përpiqet të mbledhë tarifa nga trafiku...
14:07 | 24/06/2026

“Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!

Në një deklaratë që padyshim e godet krenarinë e Donald Trumpit, kryenegocjatori iranian Mohammad Bagher Ghalibaf, e cilësoi marrëveshjen mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara...
14:06 | 24/06/2026

Të shtëna me armë pranë Ambasadës Amerikane në Bejrut, ndërhyn ushtria

Këtë të mërkurë u raportuan të shtëna me armë zjarri pranë Ambasadës Amerikane në Awkar, në verilindje të Bejrutit, ndërsa ushtria libaneze preu rrugën që...
14:00 | 24/06/2026