Estonia shpall Rusinë “regjim terrorist”
Ligjvënësit në Estoni kanë shpallur Rusinë “regjim terrorist” për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.
Ky vendim ka të bëjë gjithashtu me veprimet që Rusia ka marrë që nga nisja e pushtimit në fund të shkurtit, përfshirë aneksimin e paligjshëm të katër rajoneve ukrainase dhe kërcënimeve të maskuara të presidentit rus, Vladimir Putin, lidhur me mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore.
Deputetët e Parlamentit estonez votuan me 88 vota pro, asnjë kundër dhe tre abstenime për deklaratën, në të cilën thuhet se shteti “nuk do të njohë kurrë shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës përmes agresionit dhe referendumeve të rreme”, shkruan Radio Evropa e Lirë.
“Parlamenti shpall Rusinë regjim terrorist dhe Federatën Ruse shtet që mbështet terrorizimin, veprimet e së cilës duhet të kundërshtohen. Parlamenti i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të miratojë deklarata të ngjashme”, u tha në njoftim.
“Regjimi i Putinit, me kërcënimet për sulm bërthamor, e ka shndërruar Rusinë në kërcënimin më të madh ndaj paqes në Evropë, por edhe në mbarë botën”, u shtua gjithashtu.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 07:38 Portugalia fiton superndeshjen, Kroacisë i anulohet një gol në fund
- 07:34 Mamdani: Hebrenjtë janë shënjestër e më shumë se gjysmës së krimeve të urrejtjes në Nju Jork
- 07:33 Medvedev: Finlanda do të jetë ndër objektivat e armëve bërthamore ruse
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë