Et’hem Ruka: Politikanët e rinj janë klone të liderëve të vjetër

11 Dhjetor 2022 | 19:07

Ish-ministri i Arsimit, Et’hem Ruka në një intervistë për Euronews Albania tha se politika sot ka nevojë për të rinj të talentuar dhe idealistë që të mos imitojnë politikën e vjetër.

Ruka u shpreh se një pjesë e të rinjve që janë futur në politikë janë bërë klone të liderëve të vjetër, gjë që sipas tij nuk i sjell asnjë të mirë vendit.

“Ka plot të rinj që duan të merren me politike, por do të doja që ata të mos nisen nga botëkuptimi që një karrige të bën të pasur, por ta zhvillojnë këtë vend dhe të lënë diçka pas. Ka plot të rinj, por një pjesë e tyre për fat të keq që janë bërë klone të udhëheqësve të vjetër, gjë që mua absolutisht nuk më pëlqen… Në politikë s’do më pëlqente klonimi, por debati, mendimi ndryshe. Uniformiteti dhe të qenët në sinkron të gjithë në politikë çon në vdekjen e demokracisë”, tha Ruka.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bisedimet SHBA-Iran, ish-ambasadori Çejku: Negociatat në Pakistan në klimë të vështirë, mund të shtyhen

I ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania në emisionin Review nga Greta Topjana, ish-ambasadori Arben Çejku komentoi zhvillimet më të fundit lidhur me bisedimet...
20:45 | 11/04/2026

“Edhe në Shqipëri ka festa si ato të Epstein”, Pano: Ata që kanë para dhe pushtet abuzojnë me vajzat

Të ftuara në panelin e Greta Topjana në Review në Euronews Albania, psikologia Eksena Qerici dhe aktivistja Lindita Pano folën mbi rastin e skandalit të...
21:22 | 08/02/2026

“Salianji më ftoi te takimi në Durrës, nuk pranova”, Kuçana: Mungonin votuesit e mi

Këtë të shtunë, e ftuar në emisionin Review në Euronews Albania me Greta Topjana ishte anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Ilirjana Kuçana, e cila...
21:55 | 06/12/2025