Eulex ‘’rrëmben’’ komandant Remin/ Çfarë ndodhi me ish-luftëtarin e UÇK

13 Shtator 2023 | 10:07

Mbrëmjen e djeshme është shoqëruar në zyrën e EULEX, Rrustem Mustafa i njohur si komandant Remi. Pas rreth një ore ai është lënë i lirë ndërkohë që i është sekuestruar telefoni.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale ai ka bërë të ditur se hetuesit e Gjykatës të Kosovës janë paraqitur pranë shtëpisë së tij rreth orës 20:00.

“Rreth orës 20:00 para shtëpisë time më janë prezantuar hetuesit e Gjykatës Speciale të Kosovës me një urdhër nga prokuroria e Gjykatës Speciale për kontroll të telefonit. Gojarisht më shpjeguan se duhet të bëjmë një bisedë zyrtare në zyre të Eulexit.

Personeli nga Gjykata Speciale janë sjellur me respekt. Në zyre të Eulexit më është sekuestruar  telefoni im dhe posa është bërë kjo kontroll pa asnjë interesim shtesë nga ana e tyre, ka përfunduar biseda dhe tani gjendem në shtëpi”- shkruan ai.

Rrustem Mustafa në muajin korrik ka dëshmuar në Hagë në gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026